Projekti i GIZ Albania në bashkëpunim të ngushtë me hotel “Colosseo” në Shkodër ka përmbyllur fazën e katërt të tij. Pjesë e këtij projekti kanë qenë grupe të rinjsh, kryesisht azilantë të kthyer nga Gjermania të cilët janë bërë pjesë e projektit “Shërbimet e Hotelerisë” i financuar nga qeveria gjermane dhe i zbatuar nga GIZ Albania në katër faza të ndryshme.

Pas përfundimit të këtij projekti në mjediset e “Piaca Park” në Shkodër u shpërndanë çertifikatat për të rinjtë që u trajnuan si kuzhinier. Florenc Qosja, Koordinator Kombëtar për Migracionin pranë GIZ dhe Anila Gjinari eksperte e jashtme tregojnë se tashmë të rinjtë janë gati për tregun e punës.

Bashkëpunimi me hotel “Colosseo” të cilin janë kryer të katër fazat e projektit “Shërbimet e Hotelrisë” duke bërë që të rinjtë të shohin çdo proces dhe mësojnë gjithçka rreth hotelerisë ka qenë shumë i mirë. Këto fotografi janë gjatë momenteve të trajnimit të pjesëmarrësve në këtë projekt duke fituar eksperiencë e duhur falë edhe mentorëve profesioniste të hotel “Colosseo” të cilët kanë dhënë asistencën e tyre të plotë.

Fabio Kalla ka shkuar 15 vjeç në Gjermani dhe ka qëndruar për 3 vite e gjysëm atje por është kthyer sepse nuk ka arritur të bëjë dokumentat ndërsa është bërë pjesë e këtij projekti që do e ndihmojë të punësohet në të ardhmen.

Pas përfundimit të këtij trajnimi me katër faza dhe çertifikimit nga GIZ Albania këta të rinj kanë mundësi punësimi në hoteleri-turizëm duke kërkuar që të rinisin jetën edhe një herë në vendin e tyre por edhe nëse shkojnë në vendet e BE kanë gati një profesion.

Artikulli paraprakARRESTOHET AUTORI I VJEDHJES SPEKTAKOLARE NË DAJÇ
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORË TË RAJONIT 2 NË PROTESTË