Më pak turistë se në vitin 2019, por më shumë se në vitin 2020. Kështu e ka përshkruar sezonin turistik që po lëmë pas drejtori I Turizmit në bashkinë Shkodër Gentian Mema. Ai thotë se situata është ende premtuese pasi Velipoja dhe Thethi kanë akoma vizitorë vendas dhe të huaj të ciliët po kalojnë pushimet.

Drejtori Mema shton se këtë vit është zgjeruar harta gjeografike pasi janë regjistruar pushues edhe nga vendet arabe, Rusia por edhe Serbia.

Velipoja, Thethi dhe Lumi I Shalës janë tre destinacionet që kanë tërhequr numrin më të lartë të pushuesve gjatë kësaj vere në qarkun Shkodër. Më e preferuara mbete Velipoja, ku mesatarisht regjistronte 100 mijë pushues në ditë në muajt Korrik dhe Gusht.