Situata e zjarreve në Shkodër paraqitet aktualisht e qetë. Kështu u shpreh drejtori i zjarrfikëses, Agim Ponari, i cili tregon se gjatë 4 muajve të fundit në territorin e Shkodrës janë regjistruar më pak raste zjarri, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori Ponari theksoi se pjesa më e madhe e zjarreve vijnë si pasojë e pakujdesisë njerëzore, ndërsa apeloi për më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve për parandalimin e rasteve.
Ponari nënvizoi gjithashtu rëndësinë e reagimit në kohë, duke theksuar se sinjalizimi i shpejtë ndihmon në shmangien e përhapjes së flakëve dhe minimizimin e dëmeve.

Artikulli paraprakREAGIME PËR DHUNIMIN E ISH-KRYETARIT TË PD NË LEZHË
Artikulli tjetërKRISTIAN SHKRELI SËRISH NË SPAK,SEANCA TJETËR NË 19 MAJ