Në kuadër të tetorit rozë i cili ka si qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kapjen e hershme të kancerit të gjirit Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, sektori i Edukimit ka përcjellë disa mesazhe sensibilizuese.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit mesazhet kanë vendosur t’i përcjellin nëpërmjet kartolinave shprehet Jozefina Delija, specialiste e edukimit dhe promocionit shëndetësor në Shkodër.

Ishin 10 nga punonjëset e drejtorisë së operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor që dhanë mesazhet e tyre sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Gjatë gjithë muajit tetor Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete të tjera sensibilizuese për luftën ndaj kancerit të gjirit.