
Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari në prag të festës së shenjtë të Fiter Bajramit që vjen pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit dha mesazhin e tij duke thënë se kjo festë na fton drejt gëzimit dhe afrimit me njëri-tjetrin.
Festa e shenjtë e Fiter Bajramit shërben edhe si një thirrje për të gjithë deklaroi myftiu i Shkodrës për të mbajtur larg fenomenet negative, një sfidë që shoqëritë ende nuk e kanë fituar.
Ceremonitë kryesore të Fiter Bajramit në Shkodër mbahen në xhaminë e madhe Ebu Beker në qendër të qytetit dhe xhaminë Parrucës.