Një ditë pas ndarjes nga jeta të dom Gjergj Simonit është kremtuar në kishën e “Shën Shtjefnit” në Shkodër mesha e shenjtë e salikimit të tij. Dom Gjergj Simoni ishte dëshmitari i fundit i torturave të komunizmit i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Në meshën e shenjtë në nderim të dom Gjergj Simonit të pranishëm ishin edhe ipeshkëvi i Sapës Simon Kulli, ipeshkëvi i Tiranës Arjan Dodaj, ipeshkëvi i Rrëshenit Gjergj Meta si dhe ipeshkëvit e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Gjatë meshës së shënjtë arqipeshkëvi i Shkodrës, Angelo Massafra përmendi vuajtjet që dom Gjergj Simoni kaloi gjatë kohës së komunizmi si dhe theksoi se ai është një shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë.

Në pamundësi për të qënë të pranishëm në meshën e shenjtë Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi si dhe Kardinali i Nderit Ernest Troshani përmes një letre shprehen ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të dom Gjergj Simonit. Në përfundim të meshës së shenjtë trupi i dom Gjergj Simonit është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat katolike të Rrmaj në qytetin e Shkodrës