Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën festojnë sot festën e shenjtë të Pashkës që simbolizon ngjalljen e jezusit. Në kishën ortodokse në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë e Pashkës nga famullitari Atë Nikolla Petani.

Besimtarët me qirinj në duar që simbolizon ardhjen e dritës dhe shpresës së madhe për njerëzimin në këtë festës Pashke u lutun për veten, familjarët, të afërmit për një të ardhme më të mirë në jetët e tyre.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë. Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezës së Pashkës. Edhe në kishën ortodokse të Shkodrës besimtarët u rikthyen për t’u lutur në këtë festë të shenjtë pas dy vitesh për shkak të kufizimeve të mëparshme të pandemisë. Vitin e kaluar morën pjesë një numër i pakët besimtarësh duke respektuar rregullat e vendosura nga COVID-19.

Artikulli paraprak60 DITË LUFTË/ DJE PAK PARA KREMTIMIT TË PASHKËVE SULMOHET ODESA, 8 TË VDEKUR! KËRCËNIM PËR PËRDORIM TË ARMËVE KIMIKE! ZELENSKY: RUSËT NAZISTË! BLINKEN SHKON SOT NË KIEV
Artikulli tjetërSHKODËR, DRTK PROJEKT PËR MIRËMBATJEN E 22 MONUMENTEVE