Më 26 prill, kalendari kishtar, përkujton një nga të kremtet më të dashura për besimtarët katolikë shqiptarë: Festën e Zojës së Këshillit të Mirë, të njohur edhe si Zoja e Shkodrës. Në kishën e Zojës në hyrje të qytetit të Shkodrës, po mbahet mesha e shenjtë, ku të pranishëm janë edhe ipeshkvijtë e Shqipërisë.

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë festohet që nga viti 1467 që nga momenti kur sipas gojëdhënave figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kalasë Rozafa për të mos rënë në duart e pushtuesve. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenecano, afër Romës, vend ky që u kthye në një peligrinazh për besimtarë nga mbarë bota.

Artikulli paraprak140 MIJË PERSONA TASHMË TË PRANISHËM PËRGJATË RRUGËS KU DO TË KALOJË ARKËMORTI I PAPA FRANÇESKUT
Artikulli tjetërBOTA I JEP LAMTUMIRËN PAPA FRANÇESKUT, NIS RITI I VARRIMIT TË ATIT TË SHENJTË