Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2920 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit.Ka filluar të ngrihet uji mbi aksin kryesor Dajç-Velipojë.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Siperfaqja e permbytur ka arritur ne 1200 ha toke.Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara. Në Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Kërkohet një fadromë për të hapur rrugën në kodër, rrugë e vjetër.

Në 3 shtëpi në Obot dhe 5 shtëpintë tjera në Muriqan, dhe në 4 shtëpi në lagjen Gallube ka hyrë uji me rreth 10 cm.

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur.Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 100 Ha tokë :

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 15 cm. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje tëcilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.
Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. B

ashkia Shkodër ka marrë masatt e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4. Aktualisht po kujdesemi për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëjmë evakuimin e të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

 

https://youtu.be/8mLASJVwq_k