Kjo është godina e re e policisë vendore të Shkodrës. Nga një ngrehinë prej vitesh me radhë investimi i qeverisë shqiptare e ka kthyer në një ndërtesë me kushtë bashkëkohore. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi inaguroi përfundimin e punimeve ndërsa tha se modernizimi i policisë së shtetit do të vijojë me qëllim goditje e çdo krimi të mundshëm dhe kontrollin e territorit ndaj canabisit apo fenomeneve të tjera negative.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se për herë të parë për policinë janë investuar 2.4 miliardë lekë duke ndryshuar imazhin në shumë qytetet të Shqipërisë.

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës Niko Brahimaj kujtoi ndërtesën e vjetër dhe kushtet e vështira të punës dhe se si ajo godina është transformuar plotësisht.

Godina e re e policisë vendore të Shkodrës vjen pas një kohe të gjatë në një gjendje të amortizuar duke bërë që efektivët por edhe qytetarët të kenë kushte shumë më të mira për punën apo shërbimet që ofrohen.