
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga Shkodra se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2 milion e 300 mijë vaksina ndërsa kërkoi që qytetarët të vijojnë të vaksinohen si një sfidë që e ka edhe vendi ynë. Sipas ministres rastet e shtrimit në spital nga COVID-19, 95% janë të pavaksinuar.
Ministrja Manastirliu foli edhe për vaksinimin e studentëve duke qenë se vijon të jetë i ulët ndërsa tha se të përfshirë në fushatën vaksinale për universitetet janë edhe rektorët dhe stafet pedagogjike duke kërkuar që të vijojë sensibilizimi për t’i bindur studentët që të vaksinohen.
Në fund ministrja Manastirliu foli edhe për sigurinë e vaksinave duke hedhur poshtë çdo aludim të mundshëm se vaksinat, kryesisht Sinovvax e Kinës janë të skaduara.
Ministrja Manastirliu gjatë vizitës së saj në Shkodër vijoi edhe një sërë takimesh të tjera në poliklinikën dhe spitalin rajonal.


