
Qëndrimi të izoluar gjatë pandemisë ka bërë që qeveria shqiptare të shtojë vëmendjen për kulturën në përgjithësi duke bërë që në buxhetin e vitit 2022 të ketë më shumë fonde për investimet dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore. Një gjë të tillë e bën të ditur ministrja e kulturës Elva Margariti…
Një mbështetje e re që do të japë ministria e kulturës është bashkëfinancimi me pronarët i shtëpive në zona muzeale. E pyetur nëse Shkodra bën pjesë tek kjo mbështetje e qeverisë duke qenë se ndërtesat në zonën muzeale të Gjuhadolit, një pjesë janë shkatërruar, ministrja Margariti tha se shpreson që pronarët të aplikojnë…
Prej kohësh kërkohet edhe një restaurim i plotë i teatrit “Migjeni” por deri më tani nuk ka një projekt tha ministrja Margariti ndërsa në proces ndodhet edhe projekti që është bashkë me qeverinë turke për Xhaminë e Plumbit edhe pse në fakt hapat kanë qenë të ngadaltë dhe ujërat vijojnë ta dëmtojnë atë objekt kulti me shumë vlera….
Deklaratat ministrja e kulturës i bëri gjatë pjesëmarrjes së saj në ekspozitën e fundit në muzeun kombëtar Marubi në Shkodër.


