Pjesë e rendit të ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak ishin edhe subvencionet e qerasë për shtresat në nevojë dhe kreditë e zbutura për këto kategori. Sa i përket subvencionit të qerasë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tregoi se cilat janë shumat mujore të qerave përcaktuara nga bashkia që nga garsioneret dhe deri tek shtëpitë 3+1 për familjet me më shumë anëtarë.

Sa i përket kredive të zbutura kryebashkiakja Ademi tha se janë ende 42 kuota bosh ndërsa aplikimet e reja janë 75. Arsyeja përse familjet që aplikojnë nuk arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje kredie me bankat është se 20% e shumës duhet paguar në dorë tha këshilltari Gjekë Sokoli.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është saktësimi i hartave të adresave për banorët e fshatrave Bardhaj dhe Bleran, një pjesë e të cilëve rezultojnë në një fshat të vetëm duke hasur probleme në marrjen e shërbimeve të ndryshme por të njëjtin problem kanë edhe disa njësi të tjera në Shkodër.

Qoftë subvencionet e qerasë, kreditë e zbutura dhe ndryshimet në hartat të fshatrave që kanë probleme u miratuan nga anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK, NUK KALON BUXHETI AFATMESËM
Artikulli tjetërRAPORTI FINAL I OSBE/ ODIHR, REAGON AMBASADA E SHBA NË TIRANË: KEMI MBAJTUR SHËNIME, NXISIM INSTITUCIONET PËRKATËSE TË SHQYRTOJNË REKOMANDIMET PËR TË PËRMIRËSUAR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI