I ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, më datë 26.01.2017, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit : * Alfons Jaku, 30 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Mjedë – Shkodër, i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi. Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Pukë, Shkodër. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dy shtetas dorëzojnë në Komisariatin e Policisë Pukë, 2 armë zjarri dhe 350 fishekë luftarakë dhe u bëjnë thirrje gjithë atyre që kanë armë t’ia dorëzojnë Policisë.