Kanceri i mushkërive mbetet shkakteri kryesor i vdekjeve sa i përket njerëzve të prekur nga kanceret në Shqipëri. Nëntori është muaji kundër kancerit të mushkërive ndërsa shifrat edhe në Shkodër krahasuar nga vitet e kaluara janë në rritje shprehet mjekia Hedije Bilali gjatë një aktiviteti sensibilizues në poliklinikën e specialiteteve.

Mjekia Bilali tregon se kequshyqerja dhe pirja e duhanit janë dy prej shkaktarëve kryesor për kancerin e mushkërive.

Zyra e promocionit në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër shpërndau disa materiale informuese për qytetarët si sensibilizim kundër kancerit të mushkërive. Në fokus ishin të rinjtë të cilët mund të preken më shpejt si shkak i kequshqyerjes apo duhan pitjes por edhe moshat e tjera.