
Pas hapjes së kopshteve dhe shkollave, rritet rreziku I përhapjes së virozave tek fëmijët. Shefja e repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Greta Naraçi ka këshilluar stafet pedagogjike që të ndjekin protokollet e përcaktuara edhe për frenimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Një problem I përhershëm me të cilin përballen mjekët në repartin e pediatrisë është edhe fluksi I vizitave gjatë pasditeve për shkak të mbylljes së qendrave shëndetësore.
Stina e vjeshtës shoqërohet zakonisht me viroza të ndryshme dhe më të ekspozuarit janë fëmijët që kalojnë një pjesë të mirë të ditës në grupe, siç janë ata në çerdhe, kopshte dhe shkolla.






