Situata në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës paraqitet normale. Edhe pse temperaturat përgjatë muajit dhjetor kanë qenë relativisht të ulta, nuk ka patur shtim të numrit të vizitave sa i përket virozave të stinës. Shefja e pediatrisë në spitalin Rajonal të Shkodrës Greta Naraçi, shprehet se deri më tani janë të shtruar vetëm dy fëmijë.

Mjekja ka treguar disa ndër shenjat e para të virozës së stinës që shfaqen tek fëmijët.
Naraçi këshillon prindërit të kenë kujdes me ushqyerjen e fëmijëve dhe të mos përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut.

Fëmijët e vegjel janë më të predispozuar për t’u prekur nga virozat e stinës, ndaj prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin këshillat e mjekëve.