Pajisjet elektronike si telefonat, kompjuterat apo tabletat çdo ditë dhe më shumë kanë zënë vend në jetën tonë. Përdorimi i tepërt i tyre mund të shkaktoj probleme serioze për syrin. Mjeku okulist Sandeep Uppal që punon në klinikën “Max Optika: në Shkodër tregon se qëndrimi i tepërt në këto paisje është i rrezikshëm.

Personat më të rrezikuar në problemet me shikimin sipas okulistit Uppal janë të rinjtë.
Ndërkohë mjeku Uppal këshillon qytetarët që të ulin përdorimin e pajisjeve elektronike dhe të rrisin numrin e vizitave tek okulisti.

Gjatë pandemisë përdorimi i pajisjeve elektronike u rrit në masë duke bërë që të shtohen problemet me shikimin tek një pjesë e qytetarëve.