Rastet e reja të personave të prekur nga problemet e shëndetit mendor gjatë gjithë vitit të pandemisë janë rritur ndjeshëm në rajonin e Shkodrës. Një gjë të tillë e konfirmon mjeku neurolog pranë poliklinikës së specialiteve Gjon Preçi.

Ndërkohë as në muajt e fundit kur ka një ulje të të infektuarve me COVID-19 por edhe një lehtësim të masave anti-covid nuk ka një minimizim të rasteteve të personave të prekur nga shëndeti mendor, përkundrazi shifrat janë në rritje shprehet mjeku neurolog Preçi.

Numri i atyre që kërkojnë trajtim të shëndetit mendor në rajonin e Shkodrës brenda një viti shkon deri në 15 mijë persona ndërsa shqetësuese është rritja e shifrave gjatë 2020 dhe në këto 5 muaj të këtij viti.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVELIPOJË, “TË ULET TARIFA, HAPËSIRA PUBLIKE MË E SHTRENJTA”
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, SHPRESA PËR NJË SEZON TË MIRË TURISTIK