
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.
Rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur një shtetas 47-vjeçar, me inicialet A. Gj., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, 47-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitali Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






