Gjatë muajve të fundit në farmacitë e qytetit të Shkodrës ka patur një kërkesë të lartë nga qytetarët për të blerë termometra të thjeshtë me zhivë që kushtojnë 150 lekë. Pas një vëzhgimi të bërë nga Star Plus, vihet re se aktualisht ka mungesë termometrash në disa farmaci. Një situatë të tillë, farmacistët e konsiderojnë tepër shqetësuese pasi termometrat janë shumë të nevojshëm për të gjithë, sidomos në një kohë kur Covid-19 vijon të jetë prezent.

Farmacistët tregojnë se tashmë është e vështirë të gjenden edhe termometra me zhivë ekologjikë, pavarësisht se shpesh herë qytetarët hezitojnë ti marrin për shkak të çmimit me të lartë pasi kushtojnë 600 lekë.

Mungesa e termometrave është ngritur si shqetësim prej kohësh por deri më tani duket se nuk është gjetur një zgjidhje për të pajisur me termometër faramacitë. Shkak për këtë duket se është bërë ndalimi i importit të termometrave nga Kina në Shqipëri.