Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari dhe plagosjen e një tjetër personi ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së të enjtes në Shkodër.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Oblikë rreth orës 17:20. Viktima, i identifikuar si shtetasi Ilir Dahati, duke drejtuar mjetin motoçikletë me targë AB684, nga Oblika për në Shkodër, në vendin e quajtur “Shtëpia e Malësorit”, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e këtij aksidenti 19-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që ishte duke udhëtuar me viktimën në motor.   Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.