Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës pas 5 vitesh nga inagurimi i godinës së re është paisur me certifikatë pronësie. I pranishëm në Shkodër ishte drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame i cili i dorëzoi drejtorit të muzeut “Marubi” Luçian Bedeni certifkatën e pronësisë ndërsa tha se vetëm 4% e institucioneve të shtetit shqiptar janë të regjistruara në kadastër.

Drejtori i muzeut “Marubi” u shpreh se zgjatja e marrjes së certifikatës së pronësisë për këtë institucion ka ardhur si shkak i matjeve të gabuara që janë bërë pas ndërtimit të godinës së re.

Kreu i kadastrës Lame i dorëzoi certifikatën e pronësisë muzeut “Marubi”.

Muzeu kombëtar “Marubi” është një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës shqiptare i cili tashmë përveç godinës të një stili modern ka edhe dokumentin më të rëndësishëm që është certifikata e pronësisë duke mos vuajtur më dyerve të kadastrës.