Jo vetën turizmi malor apo ai bregdetarë janë ata që po njohin zhvillim në qytetin e Shkodrës. Vitet e fundit vihet re që një nga pikat kryesore që po tërheqin vizitorë të shumtë janë edhe muzete e ndyshem historiko-kulturor që qyteti ka. Një nga këto është edhe muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” i cili çdo vit mirëpret një numër të madh turistësh shprehet drejtori Luçian Bedeni.

Drejtori i muzeut tregon se aktivitetet e shumta që zhvillohen në muzeun Marubi janë një tjetër arsyeje se pse ka kaq shumë vizitorë.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër është një ndër institucionet më të rendesishme që zë vend kryesor në historine dhe kulturën e Shqipërisë e në veçanti të fotografisë shqiptare.