Myftinia e Shkodrës vazhdon të përballet me probleme të shumta sa i përket pronave. Rasti i fundit është pranë xhamisë së Rusit në Shkodër ku është dëmtuar vendi ku besimtarët merrnin abdesin përpara se të kryenin faljen për shkak të pretendimeve të pronësisë që kanë disa persona aty. Myftinia Shkodër është e shqetësuar për këtë rast.

Përfaqësuesit e Myftinisë në Shkodër kanë denoncuar dëmtimin e abdes hanes tek xhamia e Rusit në policinë vendore të Shkodrës dhe kërkojnë gjetjen e autorëve.

Problemet e pronave që Myftinia ka me persona të tjerë në vende të ndryshme në Shkodër vijojnë të jenë të shumta.

Edhe më përpara përfaqësues të Myftinisë Shkodër kanë denoncuar rastet problematike me pronat.