Myftinia Shkodër ka dhuruar pako ushqimore për familjet me para dhe tetraplegjik dhe fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër. Këto ndihma ushqimore u dhuruan në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit. Lavdrim Hamja, përfaqësues i Myftinisë Shkodër tregon se kjo mbështetje do të vazhdojë ndërsa i bën thirrje qytetarëve shkodranë të kontribuojnë për familjet në nevojë.

Saimir Ustabeqiri, kryetari i Shoqatës së personave para dhe tetraplegjikë ka një falenderim për myftininë që mbështet anëtarët e kësaj shoqate.

Myftinia e Shkodrës gjatë gjithë muajit të Ramazanit ka shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë dhe janë shtruar edhe iftare.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, “PJESËMARRJA MBI 90% E DEMOKRATËVE”
Artikulli tjetërVARHELYI VIZITON TIRANËN MË 28 PRILL, TAKIM ME RAMËN