
Mbrëmjen e kaluar, Myftinia Shkoder nisi traditën e shtrimit të iftareve me besimtarët të cilët agjërojnë muajin e Ramazanit. Iftari u shtrua në oborrin e xhamisë së Parrucës, ndërsa myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari gjatë fjalës së tij përshëndetëse bëri thirrje për ndaljen e abuzimeve më çmimet gjatë këtij muaji të rëndësishëm.
Imami Muhamed Sytari dha edhe mesazhin për rëndësinë e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe solidaritetin që duhet të përcjellin besimtarët me njëri – tjetrin.
Iftaret e hapura tashmë kthehen në një traditë nga Myftinia Shkodër.