
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari priti në një takim në myftini ambasadorën e Palestinës Hana Esh Shava. Myftiu pasi i uroi mirëseardhjen tha se prezenca e ambasadores palestineze në qytetin e Shkodrës ka një domethënie të madhe. Myftiu i Shkodrës dënoi sërish edhe sulmet e Izraelit ndaj Palestinës.
Myftiu Sytari u shpreh se mjafton që të shohim faqen e gazetës së njohur amerikane Neës Yourk Times e cila ka botuar dje për 1 qershor ditën e fëmijëve, disa fëmijë palestinez të bombarduar.
Myftiu i Shkodrës edhe më përpara ka dënuar sulmes e Izraelit ndaj Palestinës duke e quajtur të padrejtë atë që ndodhi me bombardimet në Rripin e Gazës ndaj besimtarëve musliman.






