Është ndarë sot nga jeta në moshën 89 e vjeçare Dom Gjergj Simoni dëshmitari i fundit i torturave të komunizmit. Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra e cilëson si një humbje të madhe ndarjen nga jeta të dom Gjergj Simonit.

Famullitari i Shkodrës, dom Vlash Palaj tregon takimin e parë me dom Gjergj Simonin si dhe se si ai u bë shtysë për t’u bërë meshtar.

Elizabeta Gajtani e vetmja familjare e dom Gjegj Simonit kujton se si e ka përjetuar ajo momentin e arrestimit të tij në kohën e komunizmit.

Për shumë vite Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme te martireve. Në fillim të viteve 90, dom Gjergj Simoni ka qënë ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe filloi sherbesat ne disa famulli. Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve ndersa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e sigurimit të shtetit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI I FTOHTË, MJEKU: NDIKON TEK TË SËMURËT KRONIK
Artikulli tjetërRREFIMI I RRALLE I ARQIPESHKEVIT MASSAFRA, NE STAR PLUS ORA 15:10