Eshte ndare nga jeta Haxhi Fejzi Zaganjori.Lajmin e ka dhene ne faqen e tij ne Facebook edhe Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari.

Allahu i Madhëruar ta pranoftë sakrificën dhe përkushtimin e pashembullt, Haxhi Fejzi Zaganjori!

Rahmeti i Allahut të mbuloftë, melekët e mëshirës të shoqërofshin dhe kontributet tuaja u pranofshin!

Edhe kandidatja per deputete e Partise Demokratike Izmira Ulqinaku ka ndare lajmin ne faqen e saj ne Facebook duke shkruar se Haxhi Fejzi Zaganjori ishte veprimtar i zellshem i Myftinise se Shkodres, njeri i pajtimit, i paqes, i harmonise, i vlerave qytetare dhe i miresise se besimit.

Një mëngjes i trishtë.

Haxhi Fejzi Zaganjori, veprimtari i zellshëm i Myftinisë Shkodër, njeriu i pajtimit, i paqes, i harmonisë, i vlerave qytetare, i mirësisë së besimit, ndërroi jetë mbrëmë.

Haxhi Fejzi Zaganjori ishte një aktivist i hershëm i Myftinisë Shkodër në fushën e pajtimit të gjaqeve dhe kontributet e tij në këtë drejtim janë të shumta dhe të suksesshme.

Ai ka hedhur dritë mbi rëndësinë që ka në Islam, mbrojtja dhe respektimi i jetës së njeriut dhe mbjellja e frymës së harmonisë dhe bashkëjetesës në mesin e shoqërisë.

Për të gjithë përkushtimin e tij ai është nderuar me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’
Të nderuarin H. Fejzi Zaganjori, do ta kujtojmë gjithmonë për shembullin e tij, për përkushtimin dhe punën e madhe, si dhe kontributin përherë në rritje për të mirën e Shkodrës dhe shkodranve!

Qoftë i Xhenetit! 🤲🏻