Është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare, dom Rudi Borstnik, meshtari I cili 80 vite të jetës së tij ia kushtoi krishtërimit dhe të rinjve. Ai ka lindur në 15 dhjetor të vitit 1923 në Slloveni, ku kaloi vetëm fëmijërinë. Intervista që sapo u transmetua, I takon datës 25 dhjetor, ku Dom Rudi Borstnik dha intervistën e fundit për Star Plus Tv, ndërsa mesazhi që ai përcolli shkon për të rinjtë dhe njerëzit në nevojë.

Ai ishte pjesë e familjes Saleziane dhe prej 25 vitesh ishte transferuar në Shkodër ku shërbeu si meshtar. Kontributin e tij si meshtar e ka nisur që në moshën 17 vjeçare dhe pasi u bë pjesë e Don Boskos, prioritet për të ka patur mbështetja morale dhe financiare e të rinjve. Përmes shërbesës së tij, Dom Rudi Borstnik ka kërkuar që të ngjallë tek të rinjtë dëshirën për të arritur me besim dhe vullnet gjithçka që ata kanë dashur në jetë.

Shërbimin e tij, Dom Rudi e cilëson si vendimin më të mirë, që I falë kënaqësi dhe përmbushje shpëirtërore. Për Dom Rudin, eksperienca në Shkodër ishte më e veçanta pasi e ka ndjerë veten më të lidhur me problematikat e komunitetit. Ndërsa asnjëherë nuk harroi të përmendte falenderimi ndaj Zotit për gjithçka kishet arritur në jetë. Star Plus Television I shpreh ngushëllimet të afërmëve