Cudite ndodhin ne Shkodër, dhe ajo e mbrëmjes te se henes ndoshta mund te konsiderohet nder me qesharaket, kur punonjës te policisë se Shkodrës kane shoqëruar ne polici, kameramanin dhe kane bllokuar automjetin e TV Rozafa ne Shkodër.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës pranë qëndrës së qytetit të Shkodres, kur 2 efektivët e patrullës së përgjithshme janë afruar pranë automjetit të televizionit Rozafa dhe kanë kërkuar drejtuesin e mjetit. Në ato moment, pranë automjetit është paraqitur operatorit i cili ka qënë duke kryer disa filmime, por efektivët e policisë kanë dëtyruar operatorin që të marrë automjetin dhe të shkojë në komisariatin e policisë edhe pse pa dëshirën e tij. Televizioni Rozafa denoncon publikisht ngjarjen e ndodhur me operatorin Troshani nga 2 efektivët e patrullave dhe presionin e ushtruar nga njëri prej efektivëve të patrullave Durim Sylaj I cili ka dhunuar psikologjikisht operatorin dhe përvec kësaj nuk e ka lejuar që as të fliste ne telefon me redaksinë. Por si të mos mjaftonte sjellja e efektivëve të patrullave Troshani është mbajtur rreth 1 orë në mjediset e komisariati pa asnjë shkak edhe pse nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Megjithate, ky nuk eshte rasti i pare kur mediat kane qene ne shenjestren e policise se Shkodres, pa kryer asnje krim dhe gjithnjë ne shërbim te publikut per te pasqyruar realitetin e Shkodres, shpesh here i hidhur per blute e Shkodres, por ajo cfare duhet kuptuar eshte se ky eshte misioni i medias, i liri dhe i pavarur pavaresisht dhunes dhe presioneve te vazhdueshme, mision qe nuk do te ndalet asnje dite. Mediat ne Shkoder, i bejne apel drejtuesve te policise se shkodres qe te distancohen nga te tilla veprime qesharake dhe aspak normale, nderkohe qe duhet te denohen pergjegjesit e kesaj ngjarje te rende per lirine e medias.