Me rastin e përkujtimit të 2 Prillit 1991, në Shkodër prane memorialit në sheshin “2 Prilli” u vendosën kurora me lule nga përfaqësues të partisë Demokratike në Shkodër dhe në Shqipëri.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe lideri i opozitës, Sali Berisha i cili vendosi kurora me lule pranë memorialit .
Në fjalën e tij Berisha tha se nderimi më i mirë për martirët e 2 Prillit është rikthimi i votës së lirë
Kurora me lule u vendosën dhe nga deputetet demokrat, familjet e të rënëve dhe përfaqësues të PD në Shkodër .
Pas homazheve Berisha u ndal në ambjentet e “Golden Palace” ku zhvilloi një takim me ish të persekutuarit politik në Shkodër .
Me herët pranë memorialit në Sheshin “2 Prilli” u vendosën kurora me lule nga përfaqësues të bashkisë Shkodër ndërsa u shënuan dhe incidente pasi militantë të PD Shkodër i hoqën këto kurora para fillimit të ceremonisë të Demokratëve.

Artikulli paraprakVIHET NË PRANGA 1 SHTETAS I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetër2 PRILLI 1991,SHKODRA KUJTON DËSHMORËT E DEMOKRACISË