Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të ditës ajo e ndihmës ekonomike prej 6% u miratua por kjo pikë pati disa diskutime teksa u kërkua një mundësi punësimi edhe brenda në bashki për këtë shtresë.
Ndërkohë më pas u miratua rregullorja për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, vërejtjeve, kërkesave, peticioneve dhe iniciativave qytetare e cila gjithashtu pasi disa debate por mori votat e nevojshme.
Më pas u miratua edhe vendosja e një antene të një kompanie celulare në njësinë Sheldi për një afat 5 vjeçar. Po ashtu u miratua edhe plani për mbarështimin e ekonomisë pyjore në Bruçaj të njësisë Pult në zonën e Dukagjinit, pikë e cila krijoi një konflikt thuajse personal mes dy këshilltarëve.
Në fund të mbledhjes së këshillit bashkiak vijuan diskutimet e lira nga ana e këshilltarëve.