Ndryshimet në ligjin për sigurimin e detyrueshëm do t’a bëjnë më të thjeshtë punën e kompanive të sigurimit, policëve rrugorë dhe shoferëve. Nga data 1 korrik të gjitha kompanitë e sigurimeve janë të detyruara të njoftojnë klientët e tyre për përfundimin e afatit të siguracionit thekson Ardian Dodani drejtor i një kompanie sigurimesh në Shkodër.

Për aksidentet me vlerë deri në 30 mijë lekë të reja drejtuesit e mjeteve mund të arrijnë në një dakordësi mes palëve. Përmes plotësimit të një formulari i cili do të përmbajë të gjitha detajet e aksidentit.

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të reja ndaj hyrja në fuqi i ligjeve të reja do t’i vijnë në ndihmë të gjithve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakASNJË PACIENT ME COVID-19 NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërBERISHA “NON GRATA”, AMBASADORI I BE: RESPEKTOJMË VENDIMIN