Qarku Shkodër këtë vit ka qenë kryeqendra e luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.
Referuar shifrave zyrtare të policisë së shtetit nga operacioni policior “koordinata” deri më tani janë sekuestruar dhe asgjesuar 169013 bimë narkotike dhe fidanë të dyshuara cannabis sativa, 25 persona janë arrestuar në flagrancë,16 janë shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 38 kryetarë fshatrash dhe 17 punonjës pyjesh dhe punonjës të zonave të mbrojtura.
Përgjatë këtyre operacioneve janë asgjesuar gjithashtu 1029 kg lëndë narkotike në formë boceje, 1000 fara cannabis dhe 3934 kilogram cannabis në proces tharjeje.
Procesi I kontrolleve është zhvilluar përmes tokës dhe ajrit duke krehur një sipërfaqe shumë të gjerë territori malor në 5 bashkitë që përfshin qaku Shkodër ndërkohë që janë përdorë dhe dronët për të skanuar reliving malor të territorit.
Ky vit referuar shifrave ka vendosur një rekord të ri sa I takon bimëve të asgjesuara ndërsa referuar burimeve kjo shifër është më e lartë nga sa është raportuar zyrtarisht.
Por ajo që bie në sy është fakti që pavarësisht ky aksion policior është kombëtar , I vetmi që ka raportuar për rezultate konkrete është qarku Shkodër dhe pjesërisht Lezha duke ngritur pikëpyetje për pjesën tjetër të territorit .
Pyetja që shtrohet është e qartë, vetëm në veri të vendit po mbillet droge ?!

Artikulli paraprakANKESA PËR PORTALIN , 190 KANDIDATË NË GARË PËR MËSUES
Artikulli tjetërTRUSH, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS