Në një kohë që në të gjithë qarkun janë rritur rastet e prekura nga koronavirusi apo edhe variantet Omicron dhe Delta, Dhurata Hysa, shefe e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se mund të rrezikohemi nga variantet e reja të cilat përhapen me shpejtësi.

Ndërkohë, epidemiologia Hysa shton se gjatë muajit shkurt, pritet një përmirësim I situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 pasi pjesa më e madhe e popullisë janë imunizuar në mënyrë natyrale nga infektimi, apo edhe përmes vaksinimit.

Në javën e fundit ka patur një rënie të numrit të personave të infektuar me COVID-19, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultuan vetëm 35 persona të infektuar ditorë me koronavirus.