Gjakmarrja është një fenomen që ekziston por ka patur rënie në tre vitet e fundit. Këtë e pohon Kreu i Misionit dhe Pajtimit të Gjaqeve për Qarkun e Shkodrës Nikoll Shullani. Sipas tij që nga viti 2017 në Qarkun e Shkodrës asnjë vrasje nuk është bërë për motive gjakmarrje, por për larje hesapesh mes njëri-tjetrit duke i klasifikuar si vrasje mafioze.

Kreu i Misionit dhe Pajtimit thotë se përpara një muaji e gjysëm ka pajtuar një familje të ngujuar në Tropojë ndërsa është në negociata edhe me 2 familje nga zona e Nënshkodrës.
Misionarët e pajtimit apelojnë që përpara se të shkohet tek arma e cila ka pasojat e veta më pas, të gjehet gjuha e dialogut qoftë përmes strukturave të shtetit qoftë edhe përmes misionarëve.

Gjakmarrja është një dukuri e rëndë kriminale, e cila vazhdon të mundojë shoqërinë shqiptare megjithëse disa nga shifrat e larta të viteve të mëparshme janë në rënie. Më tepër nevojë në këtë dramë kanë sigurisht fëmijët, pasi ata janë pa faj në historitë e të rriturve.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, RIKTHEHET LEGALIZIMI I ÇERTEFIKATAVE
Artikulli tjetërMETA POSTON FOTON E RAMËS NË PROFILIN E TIJ…DHE PËRSHËNDET MERKELIN!