Ky është Gjon Bruçi, sekretar i komitetit qëndror të Partisë së Punës i cili në 77-vjetorin e rënies së 5 Heronjve të Vigut ashtu si gjithmonë në të tilla aktivitete nuk harroi që të nderonte me grusht, simbolin e komunizmit.

Madje në bustin e 5 Heronjvë të Vigut, Bruçi vendosi edhe një kurorë me lule shoqëruar me Yllin e Kuq, tjetër simbol i komunizmit dhe me mbishkrimin Lavdi Dëshmorëve, Partia Komuniste e Shqipërisë. Bruçi thotë se Ylli i Kuq dhe Partia e Punës janë nder për Shqipërinë.

Për sekretarin komunist të PPSH Bruçi, Partia e Punës nuk ka bërë asnjë krim edhe pse Enver Hoxha dhe partia e tij moniste për 45 vite masakruan një pjesë të popullit shqiptar, përfaqësues të klerit, klasës intelektuale dhe politike të vendit që kishin mendime ndryshe nga ai regjim gjakatar.

Bruçi, një zyrtar i lartë i lartë i Partisë së Punës thotë se Partia Socialiste prej kohësh është kthyer thuajse në një parti fashiste.

Shfaqja e simboleve komuniste në publik edhe në ditët e sotme vjen për shkak se ende politika shqiptare përmes një ligji apo vendimi zyrtar nuk ka dënuar krimet e komunizmit.

Shqipëria ende nuk është shkëputur plotësisht nga e kaluara komuniste dhe shumë prej atyre që lanë duart më gjakun e shqiptarëve vijojnë të jenë në institucione ashtu siç ende nuk ka asnjë vendim për të ndaluar simbolet komuniste në publik siç ndodh me disa shtete të tjera.