Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë në sprovë qëndrueshmërinë fizike të banorëve, veçanërisht të të moshuarve dhe fëmijëve, ndërsa banorët e Shkodrës duket se po kërkojnë çdo mënyrë për t’i bërë ballë vapës përvëluese.
Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.
Qarku Shkodër renditet ndër qarqet ku pritet që temperaturat të arrijnë në 41-41 gradë celcius mesatarisht

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJENDET PA SHENJA JETE NË KASOLLE 47 VJEÇARI
Artikulli tjetërZA FEST HAP EDICIONIN E 9-TË NË SHKODËR