Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të këtij operacioni, një pjesë e bizneseve kanë nisur tashmë lirimin vullnetar të hapësirave të zëna, duke u përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’i kthyer ato në shërbim të qytetarëve. Policia Bashkiake ka vijuar me njoftimin zyrtar të të gjitha subjekteve për lirimin e hapësirave publike në mënyrë vullnetare. Në rast të moszbatimit, paralajmërohet ndërhyrje me masa të parashikuara nga ligji, deri në lirimin e plotë të tyre

Ky aksion synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të pasur ambiente të lira dhe të aksesueshme

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTHETH, NDËRTIMI I FUNDIT DO PRISHET ME TRITOL
Artikulli tjetër“FURTUNË” SHKARKIMESH NË BASHKINË VAU DEJËS