Në Shkodër ka nisur festa e Zojës. Lutje dhe këngë ka qënë kryefjala e procesionit që besimtarët, meshtarët dhe rregulltarët ia drejtuan Zojës së Shkodrës.

Nga katedralja e “Shën Shtjefnit” me figurën e Zojës, besimtarë të shumtë kanë përshkruar në këmbë disa nga rrugët kryesore të qytetit për t’u rikthyer sërish në vendin e nisjes. Famulltari i Shkodrës, dom Vlash Palaj ka evidentuar rëndësinë e kësaj feste për qytetin e Shkodrës…

Famullia e Shkodrës nuk do të mbajë më emrin “Shën Shtjefni” por “Zoja e Shkodrës” sepse qyteti historikisht i është kushtuar asaj shprehet famullitari Palaj..

Çdo vit në qytetin e Shkodrës kisha katolike organizon festime kushtuar festës së Zojës së Shkodrës. Gjatë ditëve në vijim kisha katolike do vazhdojë të zhvillojë një sërë aktivitetesh kushtuar  festës së pajtores së Shkodrës.

Artikulli paraprakSHOQATA E POLICISË: NDRYSHIMI I DREJTORIT I NEVOJSHËM
Artikulli tjetërSHKODËR, SHPALLET SINODI, KISHA: BASHKOHUNI ME NE