Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka filluar Kampionati I Pavarësisë ku marrin pjesë të gjitha shkollat e mesme të bashkisë Shkodër dhe njësive administrative. Antonio Shabani, specialist I sportit në bashkinë Shkodër bën të ditur se ky kampionat do të shtrihet në harkun kohor të tre ditëve dhe organizohet në kuadër të Javës së Pavarësisë.

Organizimi I këtyre aktiviteteve evidenton nevojën e të rinjve për t’u marrë me sport ndërsa tregon disa nga aktivitetet më të preferuara nga të rinjtë gjatë këtij viti.

Në ditën e parë të Kampionatit të Pavarësisë, në disiplinën volejboll u përballën nxënësit e shkollave “28 Nëntori”, “At Gjon Karma”. “Pjetër Meshkalla”, “Jordan Misja”, “Lucë Agraja”, “Kolë Idromeno”, Maria Ndihmëtare” dhe “Oso Kuka”

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TROTUARET E BLLOKUARA PROBLEM PËR TË VERBËRIT
Artikulli tjetërTEZJA E MATEOS 8-VJEÇAR SHOKON ME DEKLARATËN: SYTË E TIJ KANË PARË DIÇKA, NDAJ U VRA