Në Shkodër ka nisur një kampionat ndryshe pingpongu për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Shkodër, i cili këtë vit po zhvillohet për një javë të plotë, ndryshe nga edicionet e mëparshme. Përgjegjësi I sportit në qkf “Kujtim Alija” Herion Faslija, tregon se deri tani janë regjistruar rreth 100 fëmijë pjesëmarrës, ndërsa pritet që numri të rritet gjatë ditëve në vijim.
Qëllimi kryesor i këtij kampionati është të mbajë fëmijët të lidhur me sportin dhe aktivitetin fizik, duke i larguar nga pasiviteti dhe duke nxitur frymën e garës së shëndetshme
Kampionati I organizuar nga qkf “Kujtim Alija” do të vazhdojë përgjatë gjithë javës, me ndeshje dhe përballje mes shkollave pjesëmarrëse, ndërsa në përfundim do të shpallen fituesit dhe do të ndahen vlerësime për lojtarët më të mirë.

Artikulli paraprakNË PRAG TË 18-VJETORIT TË PAVARËSISË, RAMA VIZITË NË KOSOVË
Artikulli tjetërPROBLEMET ME ENERGJINË, PROTESTË NË LEZHË