Prej disa ditësh ka nisur puna për mirëmbajtjen e rrugës së Dukagjinit në Shkodër që përfshin fshatrat Prekal, Kir, Mali Shoshit, Breglumi, Nderlysaj dhe Theth. Përgjegjësi i sektorit të infrastrukturës në bashkinë Shkodër Astrit Sokoli thotë se përveç banorëve të zonës rehabilitimi i këtij aksi rrugor i shërben edhe turistëve të huaj nëse do të hapen plotësisht kujfijtë

Punimet në rrugën e Dukagjinit për pozicionin gjeografik që ka janë të vështira
Banorët shprehen se për vite me radhë askush nuk është kujdesur për rrugën e Dukagjinit në anën e Malit të Shoshit e cila kalohet vetëm me mjete të larta

Mjete të tonazhit të rëndë si ekskavatorë dhe automjetevetëshkarkuese 7- 8 tonëshe për transporti inertesh, mbushje, nivelime e rrafshime, po realizojnë një volum të madh pune në rrugën e Dukagjinit. Ky aks rrugor është jetim për transportin e njerëzve dhe mallrave nga qyteti i Shkodrës drejt zonave të thella malore të Dukagjinit dhe anasjelltas.