Ka nisur puna për rikonstruksionin e dy rrugëve të reja në qytetin e Shkodrës. Në zonën që njihet me emrin “Mahalla e re”, kanë nisur punimet në rrugën “Besa shqiptare” dhe Rrugën e Paqes. Investimi bëhet i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 18 milion lekë. Zona ku ka nisur puna, është një zonë ku nuk është investuar prej 30 vitesh dhe ndërhyrja ka qenë mëse e domosdoshme.

Me përfundimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës, edhe kjo zonë do të ti bashkohet zonës urbane me shërbime dhe instrastrukturë që ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës, në një zonë me densitet mjaft të lartë banorësh.