Në kuadër të rikonstruksionit të rrugëve të brendshme të Shirokës, aktualisht ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Ernest Koliqi”. Është një nga rrugët kryesore të kësaj zone turistike, me një densitet mjaft të lartë banorësh.

Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë rreth 6.1 milion lekë.

Ndërhyrja parashikon rikualifikim tërësor, me sipërfaqe asfaltike, trotuare, kanalizime, ndriçim dhe sinjalistikë rrugore.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAJNIM PËR RREGULLOREN E ANKESAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA SEKUESTRON 1.5 KG DROGË