Nisma e Bashkisë Shkodër për grumbullimin e orendive dhe sendeve të vjetra ka nisur me interesim dhe bashkëpunim nga qytetarët. Që në ditën e parë, banorët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes, duke nxjerrë pranë pikave të përcaktuara sendet e vjetra gjatë fashës orare 08:00–12:00. Menjëherë më pas, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike nisën grumbullimin dhe evadimin e tyre në të gjithë qytetin

Ky shërbim do të ofrohet çdo të enjte, në të njëjtën fashë orare, me synimin për të parandaluar hedhjen e orendive pranë kontenierëve dhe për të mbajtur më të pastra hapësirat publike.

Bashkia Shkodër u bën thirrje qytetarëve të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të vijojnë bashkëpunimin, si një kontribut i përbashkët për një qytet më të pastër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESARA GJURGJEJ EMËROHET DREJTORE E NJESISË VENDORE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR
Artikulli tjetërRRJOLL, BANORËT PROTESTË PARA PROKURORISË