Ka nisur sot në Shkodër vaksinimi i operatorve turistik. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetesor në Shkodër, Xheni Halili shprehet se ka qënë e rëndësishme që vaksinimi i kësaj kategorie të nis para hapjes së sezonit që të mund të mirëpriten turistët e huaj.

Deri më tani në qarkun Shkodër janë kryer rreth 17 000 vaksinimi.

Ndërkohë vijon çdo ditë vaksinimi në të gjitha qendrat shëndetësore në Shkodër i grupmoshave të caktuara.