Shoqata e Ish- të Përndjekurve politik në Shkodër, ka organizuar një takim me familjarë dhe të afërm të personave të përndekur politikisht në qarkun Shkodër, ku qëllim kryesor ishte gjetja e trupave të zhdukur. Zenel Drangu, kryetar I shoqatës bën të ditur se kërkesa për gjetjen e trupave të viktimave të regjimit komunist po merr formë dhe së shpejti do të fillojë puna për identifikimin e varreve masive.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Luigj Ndou, nga Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur, I cili shprehu bashkëpunimin dhe mbështjetjen e Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politik.

Në fund të takimit u shfaq edhe një dokumentar me temë “Bashkë me familjet për të zhdukurit në komunizëm”. Të afërmit dhe të pranishmit e ish të përndjekurve politik kërkojnë mbështetjen edhe të institucioneve për përfudnimin me sukses të kësaj nisme.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ARSIMI PROFESIONAL, GARANCI NË TREGUN E PUNËS”
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK, NUK KALON BUXHETI AFATMESËM